Lajme Shqip Thursday, 15 December 2011 13:45

Shumë kujt i ndodh që shpesh herë të mos ndihet mirë me fizikun e vet. Nëse këtë ndjesi e keni provuar edhe ju, atëherë po ju japim disa këshilla vërtetë të vlefshme.

Gjëja e parë që duhet të bëni, është të dilni nudo përpara pasqyrës. Pyesni veten se çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen tek trupi juaj.

Pjesët që nuk ju pëlqejnë janë pikërisht ato që duhet t’i fshihni me kujdesin më të madh.

Pjesët që ju pëlqejnë më shumë në trupin tuaj duhet te kenë më shumë përparësi, në mënyrë që ju të jepni maksimumin tuaj.

Kur të jeni përpara pasqyrës është e rëndësishme që të jeni shumë të sinqertë me veten tuaj.

Do ta kuptoni edhe ju se sa e rëndësishme është që ju t’i dini pikat tuaja më të forta në fizikun tuaj, në mënyrë që kur të dilni për shooping të dini menjëherë se çfarë ju shkon, dhe çfarë nuk ju shkon!

E rëndësishme është që ju të ndjeheni mirë me veten. (LajmeShqip.com)