Lajme Shqip Thursday, 15 December 2011 13:05

Londër – Çmimi i arit në mbylljen e bursave evropiane dje u lirua duke reaguar ndaj përforcimit të dollarit kundrejt euros.

Kotacionet e arit për dërgesë në shkurt në bursën e New York-ut Comex u zvogëluan për 5,14 përqind në 1.577,00 dollarë për uncë (31,1 gram) dhe janë nën kufirin “psikologjik” prej 1.600 dollarë për uncë.

Kursi i dollarit kundrejt gjashtë valutave të shteteve, partnerë kryesor të SHBA-së, u rrit për 0,31 përqind në 80,56 pikë.

Presion ndaj kotacioneve të arit bënë treguesit pozitiv makroekonomik. U publika se çmimet importuese në SHBA në nëntor janë rritur për 0,7 përqind në nivel mujor pas rënies prej 0,6 përqind në muajin paraprak. Rezultatet e paralajmëruara i përshëndetën analistët të cilët prisnin rritje të çmimeve importuese për një përqind në nivel mujor dhe për 10,1 përqind në nivel vjetor.