Fort Breg – Presidenti amerikan, Barack Obama ka mirëpritur ardhjen e disa prej trupave të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Iraku, duke shënuar në mënyrë simbolike fundin e një lufte pothuajse nëntë vjeçare.
Duke folur para ushtarëve në Fort Breg, në Karolinën Veriore, Obama tha se ai dëshironte ta shënonte këtë moment historik në jetën e vendit dhe të ushtrisë amerikane.
Nga lufta në Irak kanë humbur jetën më shumë se 4,500 ushtarë amerikanë. Para dy ditësh, Obama deklaroi se lufta në total ka kushtuar më shumë se 1000 miliardë dollarë.
Përfundimi i luftës në Irak përmbushi një nga premtimet që e ndihmoi Obamën të fitonte zgjedhjet presidenciale në vitin 2008.
Thursday, 15 December 2011 12:30