Lajme Shqip Thursday, 15 December 2011 11:42

Mitrovicë- Të ashtuquajturit  4 kryetarët e komunave të veriut të Kosovës si dhe i ashtuquajtuar kryetar i qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviç, i kanë dorëzuar një marrëveshje për zgjidhjen e përkohshme të krizës në veri, përfaqësuesve të KFOR-it, EULEX-it, UNMIK-ut dhe OSBE-së.

Marrëveshja sipas tyre është bërë me qëllim të tejkalimit të situatës së krijuar. Sipas marrëveshjes thuhet se kjo nënkupton që të mos ketë aksione të dhunshme të KFOR-it dhe subjekteve të tjera në Kosovë.

Sipas marrëveshjes së strukutrave paralele kërkohet që në pikëkalimet G1 dhe G 31  të jeni të lira për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave por me kusht që të mos ketë funksionim të institucioneve të Prishtinës e as barrikada nëpër rrugë.  

Pas propozimit që çështjet duhet të zgjidhen me dialog, ku do të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës, propozohet që kontrollin e plotë dhe ruajtjen e sigurisë ta bëjë KFOR-i.

Policia në pikëkalimet G 1 në Jarinje dhe  G 31 në Bërrnjak duhet të jenë froca policore të Kosovës që i përkasin komunitetit serb, e monitoruar nga KFOR-i dhe UNMIK-u. Liderët politik të grupeve të krimit të organizuar në veri të Kosovës, Radenko Nedelkoviç, Sllvavisha Ristiç, Dragisha Milloviç, Kërstimir Pantiç dhe Branko Niniç në këtë marveshje nuk kanë inkorporuar fare EULEX-it.

Sipas tyre EULEX-I duhet të veprojë vetën në teritorin ku jetojnë shqiptarët pra në jug të Mitrovicë deri në fshatin Koshtovë në magjistralen e Adriatikut që shpie për në Bërrnjak si dhe deri tek vendi i quajtur Kërshi i Dudës në magjistralen e Ibrit që shpie për në pikalimin kufitarë në Jarinje.