New York – Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Ban Ki Mun i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë kundër regjimit të Damaskut, për shkak të vazhdimit të dhunës së forcave siriane të sigurisë kundër lëvizjes së protestës.
Që prej fillimit të protestave në mars, në vend janë vrarë më shumë se 5 mijë vetë. Këto vrasje nuk duhet të vazhdojnë, tha Ban Ki Mun në New York.
Disa përpjekje në Këshillin e Sigurimit të KB, për të nxjerrë një rezolutë kundër qeverisë siriane kanë dështuar deri tani për shkak të vetos së Kinës dhe Rusisë.
Sipas të dhënave të opozitës, në Siri janë vrarë nga forcat e sigurisë vetëm ditën e mërkurë 21 civilë. Pjesa më e madhe e tyre vdiqën në qytetin Hama, në të cilin ushtria u fut me tanke. Ushtarët hapën zjarr dhe i vunë zjarrin dyqaneve, që ishin mbyllur për shkak të një greve të përgjithshme, e cila po vazhdon prej ditësh, njoftuan dëshmitarët okularë.
Thursday, 15 December 2011 10:37