Një video e postuar në YouTube dëshmon se si policët rrahin një grua përpara se ta prangosin. Një ngjarje e ndodhur në një provincë të Izmirit ka shokuar opinionin mbarë mediatik.
Regjistrimet i përkasin muajit korrik kur Fevziye Cengiz u rrah dhe u prangos nga policët. E ndodhur në një ballo, ajo është marrë me forcë nga policia pasi nuk kishte patur mjet identifikimi dhe është dhunuar dhe ofenduar gjatë gjithë rrugës për në drejtim të rajonit të policisë.
Videoja dëshmon se si e kanë rrahur përpara, edhe mbasi e kanë prangosur, duke mbyllur derën për të evituar mundësinë e ndonjë dëshmitari okular të kësaj ngjarje makabre.
Njëri prej policëve dhe Cengiz pritet të dalin përpara gjyqit në muajin shkurt, ku ai do të përballet me akuzën për shkaktim plagësh nga përdorimi i forcës së tepruar dhe rrezikon 1 vit e gjysëm burgim. Ndërsa ajo do të përballet me akuzën për fyerje dhe plagosje të policëve duke rrezikuar 6 vjet burg dhe 18 muaj punë të detyruar për komunitetin.
Kjo ngjarje ka bërë që njerëzit të ngrenë zërin dhe sidomos të organizatës Turkish Human Rights Foundation që të ngrejë shqetësimin mbi shtimin e dhunës nga policët gjatë vitit 2011. (LajmeShqip.com)
Thursday, 15 December 2011 11:00