Tiranë-“Reformat të cilat Maqedonia i implementoi gjatë Planit veprues për anëtarësim, si dhe përkushtimi i Maqedonisë në operacionet e NATO-s, tregon qartë se anëtarësimi i Maqedonisë në Aleancë është më shumë se i merituar. Vlerësojmë vendimin ei Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe konfirmojmë mbështetjen tonë për anëtarësimin fuqiplotë të Maqedonisë në NATO”.
Kështu thuhet në Deklaratën e përbashkët të cilën e miratuan vendet anëtare të Kartës për partneritet midis Maqedonisë, Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe SHBA-së – e ashtuquajtur Kartë e Adriatikut, pas takimit i cili u mbajt sot në Tiranë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski, tha se pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që të këmbejnë mendime në pritje të Samitit të NATO-s në Çikago. Vendime kyçe, theksoi Poposki, duhet të sillen nga aspekti i NATO-s dhe integrimi i mëtejmë i vendeve të rajonit të cilat akoma nuk janë vende anëtare të Aleancës.
“Nga aspekti i Republikës së Maqedonisë, ajo që është më e rëndësishme është se ne veprojmë si defakto vend anëtar i NATO-s. Kjo njihet nga të gjithë dhe është shumë e qartë dhe kontributi ynë vlerësohet kudo. Atë që konsiderojmë se është ndërthurje logjike e vendimeve është ai kontribut dhe veprim i ynë të shndërrohet në anëtarësim real në NATO”- tha Poposki.
Sot, theksoi ai, askush nuk hamendet rreth shërbimeve tona. “Fakti që kemi edhe një konfirmim juridik për anëtarësimin e merituar në NATO është edhe një element shtesë i cili, në familjen ku qeverisja e së drejtës është me të vërtetë kyçe, nuk mund të injorohet”, theksoi Poposki.
Sipas tij, kjo do të kontribuojë drejt realizimit më të shpejtë dhe konfirmimit të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal të Ballkanit.
“Ai proces është i mbaruar dhe tani po punojmë në mënyrë intensive në vendosjen e dukshmërisë tonë si rajon në planin ndërkombëtar. Aktivitetet të cilat zhvillohen në kuadër të misionit ISAF në NATO ishin në fokusin e diskutimeve. Konstatimet ishin pozitive”, tha Poposki.
Ai shtoi se ajo që na nevojitet në periudhën e ardhshme është të fokusohemi edhe në domene të tjera të bashkëpunimit për të cilat NATO-ja ka shprehur interes. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 14 December 2011 19:00