Admiruesit e kanë pushtuar aeroportin e Melburnit pas lajmit të mbërritjes së David Beckham.
Futbollisti i famshëm do të luante në Australi ndeshjen e fundit me skuadrën e tij LA Galaxy.
Duke e mbajtur vetë valixhen e tij, ai i buzëqeshur dhe me qetësi ka nënshkruar autografe për fansat që prisnin jashtë dhe që kishin shkaktuar një gjendje histerie.
Mesfushori 36-vjeçar madje i ka shprehur keqardhjen edhe një admiruesi të tij, të cilit nuk po ja jepte dot autografin për shkak se stilolapsi nuk po i shkruante!
David Beckham përpara tre ditësh ju bashkëngjit UNICEF-it në mbështetje të fëmijëve të pastrehë të Manilës. Atje ai i elektrizojë fëmijët duke luajtur me ta, madje edhe duke pozuar me ta i veshur me uniformën e diplomimit gjatë klasës së artit.
(LajmeShqip.com)
Monday, 05 December 2011 13:15 





