Lajme Shqip Tuesday, 20 December 2011 16:00

Mitrovicë- Veriu i Kosovës nuk njeh asnjë marrëveshje të arritur mes Prishtinës dhe Beogradit që janë nënshkruar në Bruksel nën monitorimin e përfaqësuesit të BE-së Robert Cooper.

Deri sa në pikalimet kuifitare të tjera mes Kosovës dhe Serbisë, ka filluar aplikimi i marrëveshjeve për levizje të lirë ku lejohet kalimi i makinave pasi paguan sigurimet duke ndërryar edhe target, në veri një gjë e till nuk ndodh.

Bërrnjaku dhe Jarinja janë jashtë çdo funksioni, serbët nuk kalojnë fare në këto dy pika kufitare, ata shfrytëzojnë rrugët alternative që i kanë hapuar grupet kriminale serbe që kanë përkrahjen e qeverisë së Beogradit, për të hyrë në Kosovë.

Në anën tjetër në këtë pjesë të vendit ende qëndrojnë baerikadat të cilat, 24 orë janë duke u ruajtur nga pjestarë të Mbrojtjes Civile që funksionon në kuadër të Ushtrisë së Serbisë e nën urdherat e Ministrit të Mbrojtjes, Dragan Shutanovac si dhe nga pjestar të MUP-it të Serbisë të cilat janë nën dirgjimin e Ministrit të Qeverisë së Serbisë Ivica Daçiç, ish-krahu i djathtë i ish kriminelit Sllobodan Millosheviç.   

*******************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 26Dhjetor, 14:00)  Është duke lulëzuar kontrabandimi i mallrave serbe në veri të Kosovës për në jug të saj. 

Burime të portalit bëjnë të ditur se grupet kriminale dhe ato të krimit të organizuar e kontrabandës janë fuqizuar duke ndërrmarrë një aksion në shkallë të gjërë të kontrabandimit të barërave, naftës, alkooli, Redbull, çamçakizit Orbit etj.

Burimi më tej ka shtuar se me furgon dhe në bagazhe të makinave janë duke u transportuar ilaçet e prodhuesvë serb e më se shumti ato të Galenikës.

Nga veriu i Mitrovicës më saktësisht nga depoja e barërave në Zveçan ku barërët ngarkohen e nga aty shkojnë në Gjilan, Ferizaj, Pejë, Prizren e Prishtinë thotë burimi.

Po ashtu edhe alkooli, Red Bull-i dhe Orbit-i po ndjekin të njëjtin itinerar.

Ndërsa sa i përket kontrabandës së naftës, kryesisht kjo bëhet nga qyatarët e jugut të Mitrovicës që me makina dalin dhe furnizohen me derivate të naftës në pikën e karburantëve në Lagjën e Boshnjakëve si dhe në atë në afërsi të tri ndërtesve në rrugën e Suhodollit.

Nafta e kontrabanduar nga veriu i Mitrovicës arrin deri në Prishtinë dhe në Skënderaj. Sipas burimit, vetëm nga kontrabanda e barërave, një kontrabandues që këtë aktivitet e bën me makinë e udhëtarëve duke mbushuar bagazhin, në ditë arrin të fitojë nga 1000-3000 euro.   

*******************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 20Dhjetor, 16:00) Barikadat e vendosura nga grupet kriminale serbe që kanë përkrahjen e Qeverisë në Beograd në veri të Kosovës ende mbeten në fuqi.

Të dy pika kufitare ne veri të Kosovës ajo G 1 në Jarinje të Leposaviçit dhe G31 në Bërnjak të Zubin-Potoku po ashtu mbeten të bllokuara për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Në pikalimin kufitarë,  G 1 në Jarinje, ditë më parë barrikadat ishin larguar nga këto grupe kriminale serb me të vetmin qëllim që atyi të kalojë autokolonat me ndihma humanitare ruse dhe më pas, grupet kriminale i rivendosën sërish barrikadat duke bërë të pa munduar qarkullimin në këtë pikë kufitare.

Në anën tjetër pika kufitare G31 në Bërnjak të Zubin Potoku jo vetëm që është e bllokuar nga ana e Kosovës, por ajo endë qëndron e mbyllur edhe nga pjesa e Serbisë në zonën neutrale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Edhe natën që po lëm pas të gjitha barikadat në veri të Kosovës janë ruajtuar nga grupet kriminale serbe me urdhër të shtabit serb të krizës. “Jemi duke i ruajtuar barikadat me të vetëmin qëllim që të mos lejojmë kthimin e institucioneve të Kosovës në pikat kufitare në veri”- ka thënë Kërstimir Pantiç, i ashtuquajtuar kryetar i komunës në veri të Mitrovicës.

Sipas tij barrikadat do të largohen në atë momente kur Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare pra EULEX-i nuk do të sjellin në veri policë dhe doganierë të Kosovës.

“Rrugët në veri janë të lira për qarkullim për KFOR-in dhe kjo sipas rezolutës 1244 të KS të OKB-së por jo edhe për EULEX-in i cili ka daluar nga mandati i tij”- ka thënë Pantiç.

Në anën tjetër, portali ka mësuar se tani më me barikadat është duke udhëhequar Policia e Serbisë, që në veri të Kosovës përfaqësohet nga komandanti i saj Gjorgje Dragoviç i njohuar me nofkën Gjolle.

Sipas burimit Dragoviç është duke marrë urdhëra nga Ministri Serb i Punëve të Mbrendëshme dhe ish-krahu i djathtë të kriminelit Sllobodan Millosheviç, Ivica Daçiç. Burimi më tej ka precizuar se të gjitha urdhërat e Daçiçit në veri të Kosovës vijnë përmes zyrës së kësaj ministrie që është e vendosuar në qytetin e Kralevës. 

Barrikadat tani më kanë kaluar në duar të Ministrisë së Punvë të Brendëshme të Serbisë ndërsa në Kosovë në ndihmë policisë së Serbisë është duke dalë edhe Mbrojtja civile që është nën urdhërat direkte të Ushtrisë së Serbisë ka precizuar burimi.  

*************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 19 Dhjetor, 10:00) Veriu i Kosovës ende mbetet i bllokuar nga barrikadat  që prej 4 muajsh i kanë vendosuar grupet kriminale serb të cilat grupe kanë përkrahjen e Qeverisë në Beograd si të gjithë mekanizmave të shtetit të Serbisë.

Grupe kriminale serbe, rojtarë të barrikadave që paguhen me rrogë nga shteti i Serbisë dhe gjatë natës që po lëmë pas kanë ruajtuar barrikadat kryesore në veriun e vendit.

Kryesisht në këto kohë të ftohta të dimrit, rojtarët serbë janë duke ruajtuar barrikadat kryesor si në Rudare, Zupç, dy barikadat në brendësi të qytetit të Mitrovicës si dhe ato në dy pikalimit kufitare në G1 Jarinje dhe G31 në Bërnjak.

Të gjithë këta kriminelë që janë duke ruajtuar barrikadat janë të armatosuar me pushkë të gjata si dhe me revole bëjnë me dije burimet. Në

anën tjetër në pjesën veriore të Kosovës nuk është shënuar ndonjë incident që vlen të përmendet.    

********************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 16 Dhjetor, 18:00) Një kontigjent i KFOR-it i cili nga jugu i Mitrovicës kishte udhëtuar drejt bazës ushtarke të trupave të NATO-së në kampin ‘Nothing Hill’ është ndaluar sot nga ane e grupeve kriminale serbe të cilat bëjnë roje në barrikadën në urën kryesor mbi lumin Ibër njoftojnë burime të portalit.

Sipas burimit grupet kriminale serbe me të parë se në eskortën e KFOR-it kishte edhe teknikë të rëndë si dhe një kontinier, kanë reaguar dhe për një orë kanë ndaluar autokolonën e KFOR-it duke bërë në një mënyrë edhe legjitimimin dhe kontrollim e tyre se mos këto forca do të largojnë ndonjë barrikadë diku në veri të Kosovës.

Pas vërtetimit të grupit kriminal serb se konvoi i KFOR-it është nisur për në kampin ushtarak ‘Nothing Hill’ i cili gjindet 2 km në jug të Leposaviçit, kriminelët serb kanë lejuar ushtarët e NATO-së që të shkojnë për në veri.  

 

*******************   

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 16 Dhjetor, 12:20) Kamionët rusë me ndihma për serbët në veriun e Kosovës, kanë mbërritur tashmë në Zveçan dhe po shkarkohen në depon e Kryqit të Kuq të Serbisë, pasi u futën sot në territorin e Kosovës të shoqëruar nga Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës. 

Siç raporton REL, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, i cili tha se kamionët janë kontrolluar paraprakisht dhe në to gjenden ushqime, batanije dhe gjeneratorë.

Kryeministri Hashim Thaçi e ka klasifikuar si politike çështjen e “ndihmave ruse” për veriun e banuar me serbë.

Ai ka përsëritur gatishmërinë për t’u takuar me qytetarët serbë të veriut, por ka hedhur poshtë çdo mundësi që të bisedojë me strukturat ilegale e kriminale serbe.

*******************    

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 16 Dhjetor, 10:00) Mediat serbe raportojnw se konvoji prej 27 kamionësh me ndihma ruse për banorët serbë të veriut të Kosovës ka kaluar sot në mëngjes vendkalimin kufitar në Jarinjë. 

Nën përcjellen e tri makinave të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX,  konvoji është nisur në drejtim të Zveçanit, ku edhe gjendet depoja e Kryqit të Kuq të Serbisë.

Mediat serbe njoftojnë se gjatë natës së mbrëmshme, zyrtarë të EULEX-it kanë kontrolluar dokumentacionin e konvojit dhe sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, midis Komisionit Evropian dhe Moskës, sot është lejuar hyrja e tij.

Mësohet se kamionët nga Rusia po bartin ushqim, veshmbathje dhe gjeneratorë dedikuar serbëve të Kosovës.

Me gjithë kundërshtimin e zyrtarëve rusë që kamionët të hynin pa përcjellje, zyrtarët evropianë dhe ata të Kosovës kanë insistuar në zbatimin e standardeve evropiane kur bëhet fjalë për një konvoj të një madhësie të këtillë. 

Por lajmi nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare në Prishtinë.

*******************  

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 15 Dhjetor, 16:00) Autokolona me ndihma humanitare ruse, pritet që së shpejti të futet në Kosovë kanë njoftuar burime të portalit.

Sipas burimeve pas arritjes së marveshjes në mes BE-së dhe Rusisë, janë duke u hedhur në letër detajet e rrugëve se nga do të kalojjë autokolona e Rusisë.

Autokolona duhet të përshkojë me shpejtësi në segmentin e caktuar dhe në territorin e Kosovës do të udhëtojë diku rreth 40 km dhe se nuk duhët të shkaktojë asnjë problem kanë thënë burimet.

Që prej dy ditësh në pikalimin kufitarë të Serbisë me Kosovën në Jarinje është duke qëndruar një autokolonë me ndihma humanitare ruse për serbët e veriut të Kosovë të cilit nuk i lejohet të hyjë në Kosovë nga ana e Policisë së Evropës.

Policia Evropiane, EULEX ka kërkuar nga përfaqësuesit rus që autokolona humanitare të përcillet por ata nuk kanë pranuar. Zyrtarët të OKB-së, janë shprehur se nuk ka krizë humanitare në veri.

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Konuzin, ka zhvilluar një takim me të ashtuquajturit 4 kryetarët e komunave në veri të Kosovës.

Burimet njoftojnë se Konuzin iu ka thënë kryetarëve se Rusia nuk do të lëshoj nga qëndrimi i saj dhe se autokolona me ndihma humanitare ruse do të hyjnë vetëm përmes Jarinjës. Konuzin ka përkrahuardhe inkurajuar serbet që të luftojnë për shetetin e tyre Serbinë. 

 *******************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 15 Dhjetor, 11:00)  Pavarsisht dekleratave se ka marërveshje mes të BE-së dhe Rusisë për lejimin e hyrjes në Kosovë të autokolonës me ndihma humanitare euse, kjo autokolonë ende është duke qëndruar në afësri të pikalimit kufitarë të Kosovës me Serbinë, G1 në Jarinje në pjesë e territorit të Serbisë.

Policia europiane në Kosovë, EULEX-si ka theksuar se autokolona duhet të shoqërohet nga policia ndërsa zyrtarët e ambasadës ruse në Beograd nuk kanë pranuar një gjë të tillë. 

Deri më tani nuk dihet se kur dhe në çfarë mënyrë autokolona me ndihma humanitare ruse do të hyjë në Kosovë.

Në anën tjetër edhe gjatë natës që po lëmë pas grupe kriminale serbe kanë ruajtuar barrikadat me të vetmin qëllim që të mos lejojnë forcat ndërkombëtar të KFOR-it apo EULEX-it që t’i largojnë këto pengesa në rrugët e veriut të vendit.

*******************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 14 Dhjetor, 16:00)  EULEX-si ka dalur nga mandati i tij, pasi ka ndaluar autokolonën e ndihmave humanuitare ruse, dhe është duke vepruar në bazë të instruksioneve të institucioneve të Prishtinë ka thënë i ashtuquajtuari kryetar i Qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviç. 

Sipas tij vendimi për mos lejimin e futjes së autokolonës ruse në veri është marë nga institucionet e Prishtinës dhe urdhëri i EULEX-it që ato të shkojnë përmes pikalimit kufitarë në Merdare është bërë me qëllim që këto pika të duken si kufi.

“Urdhëri për dergimin e konvojt humanitar Rus ne Merdare eshte bere me qëllim që Rusia edhe pse nuk i njef institucionet e Kosoves, ndihmat humanitare te këti shteti të shkojnë nënë proceduar të shteti të ashtuqjuatur të Kosovës”- ka thënë Nedelkoviç.

Sipas tij zgjidhja e këtij problemi duhet të bëhet në mes të Moskës dhe Brukselit.

********************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 14 Dhjetor, 11:00) Misioni europian në Kosovë EULEX, nuk ka pranuar që të lejojë ndihmat nga Rusiat dhe ambasadorin rus në Eulex bllokon ndihmat ruse në kufi Beograd Aleksandër Konuzin që të hyjë në Kosovë nga pikëkalimi kufitar në Jarinjë.

Në anën tjetër zyratrë të doganës, ata të EULEX-it kanë kërkuar që autokolona ruse të drejtohet për në pikëkalimin kufitar ne Merdare dhe kjo është pranuar nga ambasadori rus si dhe përfaqësuesit e serbëve.

Bëhet e ditur se vetëm 3 kaminonë nga ndihmat humanitare ruse janë futar në territorin e Kosovës ndërsa të tjereët janw duke pritur në pikëkalimin
kufitarë të Serbisë në Rudnicë.

Në anën tjetër sitat e sigurisë në veri të Mitrovicës dhe Kosovës ka qenë një situatë e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident. Por grupet kriminale serb kanë
bërë roje në afërsi të të gjitha barikadave që janë në veri të vendit.

*******************

Burime të sigurta të Portalit nga Veriu i Mitrovicës bëjnë të ditur se EULEX-i në Jarinjë ka bllokuar autokolonën e Rusisë me ndihma humanitare të destinuara për serbët në veri.

Paraprakisht burimi njofton se serbët e kanë hequr barrikadën në Jarinjë për t’ia liruar kështu kalimin autokolonës.

Por, me të kuptuar se EULEX e ka bllokuar rrugëtimin e autokolonës që vinte nga Rusia me ushqime për ta, serbët në shenjë hakmarrje kanë bllokuar rreth 10 automjete të EULEX-it në Zveçan.

Sipas burimeve të Portalit, bllokimin e autokolonës, EULEX e ka arsyetuar se ajo duhet të shoqërohet nga kjo strukturë deri në destinacionin final. Gjithashtu burimi bënë të ditur se autokolona shoqërohej edhe nga ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Konuzin i cili është i njohur për qëndrimin e tij radikal.

************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 8 Dhjetor, 18:50) Grupet kriminale serbe kanë vendosuar një barrikadë të re në hyrje të pikës kufitare  G1 në Jarinje sot në orët e pasditës edhe pse në mengjes barrikada ishe larguar nga aty për t’i lënë vendin qarkullimit të këmbësorëve dhe makinave të vogla.

Burimet më tej kanë sqaruar se me urdhër të shtabit të krizës së Mitrovicës dhe të kreut të krimit të veriut, Zvonko Veslinoviç, grupet kriminale kanë vendosuar barrikadën e re në Jarinjë.

Sipas burimeve, vendimi për një nismë të tillë është marrë pasi lirimi për qarkullim i kësaj pike kufitare do të dëmtonte interesat e këtij grupi kriminale i cili prej 4 muajsh është duke u marrë me tregetin e heroinës nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas.

Për tregëtinë e Veselinoviçit me heroinë në këtë pjesë të Kosovës dhe në serbi janë në dijeni edhe Policia e Kosovës si dhe ajo e Serbisë thonë burime të portalit nga institucionet ndërkombëtare në Kosovë.

**********************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 5 Dhjetor, 15:32) Ashtu siç i kane vendosur, ashtu edhe po i largojne, Grupet kriminale serbe kanë filluar ditën e hënë në orët e pasditës që të largojnë edhe një barikadë të vendosur në afërsi të pikëkalimit kufitarë G1 në Jarinjë kanë njoftuar burimet. Sipas burimeve, i ashtuquajtuari kryetar i komunës së Leposaviqit Branko Niniq, ka kërkuar nga serbët që të largojnë barrikadat në këtë komunë me qëllim që të hapet edhe pikëkalimi kufitarë në Jarinjë. Niniç është anëtar i partisë së presidentit Tadiç dhe për këtë arsye ka kërkuar edhe largimin e barikadave.

**********************

Mitrovicë-Edhe pas marveshje për menaxhimin e integruar të kufirit në mesë të Serbisë dhe Kosovës, barikadet mbesin në funksion në veri të Kosovës duke lënë mbi 18 përqind të teritorit të Kosovës në duar të grupeve kriminale serbe.

Në anën tjetër dy pikat kufitare në veri të Kosovës ajo në Bërnjak G 31 dhe Jarinjë G 1 janë duke u kontrolluar nga forcat e NATO-së si dhe nga policët dhe Doganierët e Kosovës të cilët për çdo ditë dërgohen në ato dy pika me anë të transportit ajror.

Në veri të Kosovës grupet kriminale serbe edhe gjatë natës që po lëmë pas kanë bërë rojën nëpër barikada duke u pa mundësuar forcave të NATO-së dhe atyre të EULEX-it të livizionë lirëshëm.

Grupet kriminale serbe që kanë mbështetjen e Beogradit dhe që udhëhiqen nga të ashtuquajturit 4 kryetarë e komunave në veri të Kosovës janë përçarë sa i përket nënshkrimit të mareveshjes në Bruksel. 

Të ashtuquajturit liderë të Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç, i veriut të Mitrovicës Krstimir Pantiv si dhe i Zvecanit Dragisha Milloveç, kanë daluar haptazi me qëndrimi kundër kësaj marveshje duke theksuar se nuk do të pranojmë largimin e barikadave nga rrugët.

Pantiç ka shkuar edhe më larg duke kërkuar nga institucionet shtetërore të Serbisë që të rishikojnë marrëveshjent e arrituar në Burksel.

Të tre këta lider të cilat janë duke u hetuar për incidentet në veri nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i si për djegjen e pikës kufitare në Jarinje dhe për vrasjen e anëtarët të Policisë së Kosovës më 26 korrik, (anëtarë të partisë së Koshtunicës dhe Nikoliçit), kanë kërkuar nga serbët e Kosovës që të qëndrojnë në barrikada dhe të mos lejojnë shtrirjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.

Në anen tjetër i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Leposaviçit, Branko Niniç, anëtar i partisë së Tadiçit është ndarë nga kolegët e tij duke kërkuar respektimin e institucioneve të Serbisë. 

Deri më tani nuk ka pasuar asnjë reagim të Goran Bogdanoviç, i ashtuquajtuar Ministër për Kosovën në Qeverin e Presidentit Tadiç, vlerësohet nga analistët në veri se Bogdanoviç është duke mbajtuar anën e liderëve radikalë serbë të veriut të Kosovës.

Ndërsa si Sekretar permanent në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë Oliver Ivanoviç ka theksuar se liderët politikë  të veriut të Kosovës do të vendosin për largimin e barikadave e jo Beogradi duke bërë të dituar që në një mënyrë edhe ai është pro mbetjes së veriut të Kosovës nën regjimin e barrikadave.

Në anën tjetër përveç se veriu mbetet i bllokuar dhe i kontrolluar nga grupet kriminale serbe, nuk është shënuar ndonjë incident.