Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 11:40

Ajo është këngëtare e muzikës kauntri dhe fituese e disa çmimeve të këtij viti.

Për këtë arsye Taylor Swift është shpalluar “Gruaja e Vitit 2011” nga revista prestigjioze e muzikës “Billboard”.

21 vjeçarja është artistja më e re që ka fituar çmimin Grammy për albumin më të mirë “Fearless” dhe tre çmime në American Music Awards në muajin nëntor.

“Dikur kam ëndërruar që emri im të ishte në këtë revistë dhe më duket e pabesueshme që jam këtu duke marrë një çmim të tillë,” ka thënë Swift gjatë tërheqjes së çmimit. (LajmeShqip.com)