Tiranë – Në kuadrin e aktiviteteve sportive , Qëndra Kulturore e Medias, nën drejtimin e Drejtoreshës së Përgjithshme të saj, Zerina Kuke, organizoi në ambientet sportive të KDS-së, për të parën herë kupën “Petrit Murzaku”.
Të pranishëm në këtë eveniment ishin një nga figurat e nderuara të sportit tonë, njëkohësisht ish- pedagog në KDS-es si dhe mjaft drejtues të lartë të MM dhe SHP-em.
Drejtoria e sporteve pranë QKMBM-së, në prani të ish- rekordmenit të shumë sporteve, prof. Pertrit Murzaku kishte përzgjedhur e përgatitur demostrime të ndryshmë sportive , si volejboll, boks, karate etj.
Në fjalën e mbajtur trajneri i ekipit të volejbollit “Dardania”, për djem dhe vajza, Arben Sako u shpreh se “kjo kupë do të vazhdojë në vite me rradhë dhe ju me vite me rradhë do t’i bekoni këta sportistë të ri , siç keni bekuar dhe ata petagog që sot janë në instancat më të larata të ushtrisë sonë”.
Ndërsa, drejtori i sporteve në QKMBM-es, njëkohësisht dhe ideatori i këtij aktiviteti, Murat Basha thekso se “është nder dhe privilegj të respektojmë një figurë si Petrit Muzarku , i cili të mbetet burim frymëzimi për këta breza”.
Duke u shprehur i vlerësuar për nderin dhe respektin që QKMBM-ja tregoi ndaj tij, Murzaka uroi që të gjithë të bëhen sportistë të mrekullueshëm dhe ti shrbejnë shoqërisë.
Në përfundim të aktivitetit drejtoresha e Përgjithshme e QKMBM-së, Zerina Kuke i dorëzoi kapitenes së ekipit të volejbollit “Dardania”, kupën “Petrit Murzaka” etj.
Saturday, 26 November 2011 09:30