Lajme Shqip Friday, 25 November 2011 09:50

Mbrëmë, Lewis Hamilton la të nënkuptonte se ai mund të rikthehet sërish me këngëtaren Nicole Scherzinger.

Ylli 26 vjeçar i Formula 1 tha, “Ne vazhdojmë ta ndejmë shumë njëri-tjetrin. Ju e dini që s’kemi shumë që jemi ndarë. Mbase në të ardhmen mund të jemi sërish bashkë, ku i dihet!”

Të ndarë muajin e kaluar, pas 4 vitesh bashkë, ata treguan se arsyeja e ndarjes së tyre ishte largësia që kishin me njëri-tjetrin për shkak të punës në vende të ndryshme nëpër botë. Por dje, i veshur me varësen me kryq (rozario) që Nicole 33 vjeçare i kishte dhuruar, Lewis i ka treguar gazetarëve të The Sun rreth takimit të tyre në parkimin në Los Angeles.

Ai tha: “Ju nuk na kapët në momentet më të mira dhe ajo çfarë ju nuk patë ishte se ne kaluam bashkë një javë shumë të mirë. Kemi drekuar bashkë disa herë dhe atë ditë që na keni fotografuar, ne sapo kishim dalë nga një drekë me atmosferë shumë të mirë. Megjithëse ishin pak ditë, ishin ditë mjaft pozitive dhe që më bënë të shoh më mirë perspektivën.” (LajmeShqip.com)