Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 19:15

Komuna e Pejës ka filluar një projekt të madh me të cilin i kthehet vlerësimin për të kaluarën.

Artistë, krijues, interpretues dhe instrumentistë nga Peja që kanë dhënë kontribut në kulturën kosovare dhe në Pejë, do vlerësohen për krijimtarinë e tyre.

Për shtatë ditë aktivitete, do të nderohen figurat më të rëndësishme në të gjitha sferat e kulturës, duke ndarë aktivitet çdo natë, duke filluar nga e enjtja.

Do të vlerësohen edhe pas vdekjes ata që kanë kontribuuar, ndërsa pos çmimeve post-mortum do të ndahen edhe çmime për veprën jetësore dhe çmimet për krijues të dalluar.

Manifestimi do të mbahet me aktivitete kushtuar çdo nate në teatrin “Istref Begolli” në Pejë.

Nata e parë u kushtohet artistëve të fjalës së shkruar dhe artit skenik, netët e tjera artistëve të profileve të ndryshme muzikore, përfshirë edhe mbrëmjes e së shtunës kur do të ketë një vlerësim për femrat pejane në muzikë dhe do të përfundojë të mërkurën në Galerinë e Arteve me artistët figurativë dhe një ekspozitë e fotove të vjetra të Pejës.