Sana – Presidenti i Jemenit, Ali Abdulla Saleh pranoi që të nënshkruajë planin për transferim të pushtetit zëvevdësit të tij, gjë e cila do t’i japë fund krizës që tronditi vendin nga janari, kumtoi dje lideri opozitar Muhamed Basandeva.
“Negociatat të cilat janë zhvilluar në tre ditët e fundit rezultuan me marrëveshje, ku nisma e vendeve të ishullit dhe mekanizmat për zbatim të saj do të nënshkruhen nesër”, deklaroi Basandava, kryetar i Këshilli nacional të forcave revolucionare.
Gjashtë anëtare të Këshillit për bashkëpunim në Ishull, në planin e përbashkët i bënë thirrje Salehit që t’ia dorëzojë pushtetin zëvendësit të tij Abdrabuha Mansur Hadi dhe me këtë t’i japë fund qeverisjes së tij 33-vjeçare, në zëvendësim për imunitet nga përndjekja penale.
Saleh deri tani ka refuzuar ta nënshkruajë dekretin, përkundër dhunës dhjetëmujore në të cilën janë vrarë qindra, ndërsa janë lënduar mijëra persona.
Tuesday, 22 November 2011 11:45