Prishtinë – Komisioni Evropian organizon vizitë studimore për parlamentarët e Kosovës në Bruksel.
Nga dita e sotme deri më 23 nëntor, 16 anëtarë të Kuvendit të Kosovës do të vizitojnë Brukselin për t’u takuar më vendimmarrësit kryesorë të BE-së, me qëllim që të informohen mbi institucionet e BE-së dhe aktivitetet e tyre, njoftoi Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë.
Kjo është vizita e dytë, nga dy raundet e vizitave studimore të financuara nga KE, për anëtarët e Kuvendit të Kosovës.
Gjithsej 28 parlamentarë, gati një e katërta e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kuvendit kanë patur rastin që të diskutojnë çështje që kanë të bëjnë me BE-në, si dhe të krijojnë kontakte të rëndësishme me përfaqësuesit të cilët punojnë drejtpërsëdrejti në çështjet politike në Bruksel.
Monday, 21 November 2011 20:30