Gjirokastër – Një shkëndijë elektrike në transformatorin e Universitetit “Eqerem Cabej” në qytetin e Gjirokastrës, është bërë shkak i rënies së zjarrit në ndërtesën e universitetit, duke sjellë panik tek studentët dhe pedagogët e ndodhur atje në momentin e ngjarjes.
Sipas korrespondentit në vendngjarje mësohet se zjarri ka rënë në transformatorin e vendosur në bodrumin e universitetit, ndërkohë që për të shuar flakët e zjarrit, forca të shumta të Policisë dhe Shërbimit Zjarrfikës në Gjirokastër janë angazhuar për normalizimin e situatës.
“Nga shpërthimi i transformatorit nuk ka patur të lënduar nga studentët, apo nga pedagogët e fakultetit, ka thënë zv.rektorti i Universtitetit “Eqerem Cabej”, Petro Kallajani.
Ndërsa nga ana e Policisë, burime zyrtare shprehen se po punohet për të mësuar shkaqet e shpërthimit, ku një nga të cilat mendohet të jetë mbingarkesa e transformatorit, tha policia lokale.
Monday, 21 November 2011 17:40