Tiranë – Lënda e edukimit fizik do të përfshihet gjërësisht në kurrikulat e shkollës së mesme, tha ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, në konferncën kombëtare për edukimin fizik.
Në këtë aktivitet ku morë pjesë përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, dhe personalitete të njohura të sportit shqiptar, u pohua se mungesa e theksuar e aktivitetit fizik , po shton personat që vuajnë nga obeziteti.
Studimet më të fundit të bëra në vendin tonë , raportojnë se rreth 30% e popullatës vuajnë nga mbipesha , duke u bërë një kontigjent në risk për sëmundjet kardiovaskulare e nga ana tjetër duke ulur jetgjatësinë mesatare të popullësisë.
Ky shqetësim u ngrit edhe nga specialistët që merren me edukimin fizik , të cilët u shprehën se në vendin tonë mungojnë qendrat sportive e planet konkrete për të luftuar obezitetin.
Friday, 18 November 2011 18:00