Tiranë – Maxhoranca në komisionin parlamentar të Ekonomisë miratoi të mërkurën dekretin e Presidentit të Republikës, që propozon Ardian Fullanin për një mandat të dytë në postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Me 11 votat e deputetëve të shumicës dhe 2 vota kundër të deputetëve opozitarë kandidatura e propozuar nga Kreu i shtetit u miratua nga komisioni për të drejtuar këtë institucion të rëndësishëm financiar edhe për një mandat 7-vjeçar.
Presidenti Bamir Topi, dekretoi një javë më parë Ardian Fullanin, i propozuar nga qeveria, për postin e Guvernatorit të Bankës Qendrore.
Ardian Fullani është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës dhe guvernator i Bankës së Shqipërisë që nga muaji tetor i vitit 2004. I emëruar me propozim të ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano ai zëvendësoi në këtë post Shkëlqim Canin.
Votimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në Kuvend kërkon një shumicë të thjeshtë (71 vota).
Wednesday, 16 November 2011 13:30