Ndihmësseketari amerikan i Shtetit Philip Gordon ka porositur Serbinë që anembanë Kosovës duhet patjetër të ekzistojë pa kusht liria e lëvizjes, duke theksuar se Uashingtoni pret nga qeveria e Serbisë që plotësisht të bashkëpunojë me KF0R-in dhe EULEX-in në heqjen urgjente të bllokadave në rrugët e veriut të Kosovës dhe të sigurojë kontroll përkatës të kufijve.
Gjithashtu ai ka bërë të qartë se ndarja dhe shkëmbimi i territoreve është zgjidhje e papranueshme, ka thënë Gordon në Nënkomitetin e Dhomës Përfaqësuese për Evropë dhe Evroazi kushtuar situatës në Ballkan, ku më së shumti është diskutuar për Serbinë e dhe Kosovën dhe problemet e Bosnjës e Hercegovinës, njofton “Zëri i Amerikës” në gjuhën serbe.
“Vështirë është të imagjinohet që Bashkimit Evropian t’i bashkohet vendi i cili financon aktivisht institucionet e ndara në shtetin fqinjë dhe i cili me të ndan kufijtë që nuk janë rregulluar, kontrolluar dhe njohur. Ky është mesazhi që bashkë me Bashkimin Evropian përpiqemi t’ia transmetojmë Serbisë”, është shprehur ndihmësseketari Gordon.
Wednesday, 16 November 2011 14:00