Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 13:45

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka vendosur t’ia shkëpus kontratën kompanisë austriake “Telko Ag”, e kontraktuar për vlerësimin e PTK-së. Ajo i ka kërkuar Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për t’i dhënë sqarim ligjor.

Akuzat e zyrtarëve të PTK-së se vlerësimet e “Telco Ag” kanë dëmtuar rëndë këtë kompani, duke bërë fajtor për këtë edhe vetë ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqajn, ka bërë që kontrata  milionëshe e kësaj kompanie të hyj në proçes të shkëputjes.

Nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik është konfirmuar se ministria tashmë është e interesuar t’ia shkëpus kontratën kësaj kompanie,  por nuk kanë dhënë arsye konkrete.

Zëdhënësi i kësaj ministrie Gëzim Baxhaku ka thënë se po presin sqarimin  KRPP-së.

CUT: “ Komisioni Qeveritar për privatizimin e PTK-së i ka bërë një kërkesë Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për të dhënë opinion ligjor rreth mundësisë së shkëputjes së kontratës të kësaj kompanie. Ne po presim shpjegimin e KRPP-së rreth kësaj çështje dhe pastaj do të shihen veprimet”.

Përderisa Ministria ka kërkuar shkëputjen e kontratës me kompaninë konsulente, zyrtarë nga kompania “Telco Ag”, kanë thënë se nuk kanë ndonjë njoftim rreth kësaj.  Ndërsa zyrtarë e KRPP jozyrtarisht kanë shpjeguar se kërkesa për shkëputje kontrate e  Ministrisë së e Zhvillimit Ekonomik nuk është ligjërisht e bazuar.