Prishtinë- Turqia duket gjithmonë e më e vendosur për të forcuar ndikimin e saj në Ballkan dhe në vendet e ish-Jugosllavisë, ndërsa shefi i diplomacisë së Ankarasë, Ahmet Davutogllu, ka mbërritur për bisedime në Beograd.
Ai është ftuar në një darkë pune nga homologu i tij serb, Vuk Jeremiç, takim në të cilin do të diskutohen çështje të rëndësishme dypalëshe dhe ku do të hapet edhe problemi i veriut të Kosovës.
Të hënën, Davutogllu do të pritet edhe nga presidenti Boris Tadiç. Ndërkohë, Turqia ka përpunuar një dokument për zgjidhjen e problemit të marrëdhënieve të bashkësive islame që janë dyzuar dhe shpesh krijojnë problem.
Në vitet e fundit, Turqia ka kryer investime të rëndësishme në rajon
Sunday, 13 November 2011 21:07