Bota e Disney-t është vetëm disa orë larg tyre, por Celine Dion ka dashur që ëndrrat e fëmijëve të saj të bëhen realitet.
Kështu që, për ditëlindjen e parë të binjakëve të saj ishte vetë Disney ai që erdhi në shtëpinë e tyre.
Nelson dhe Eddy Angélil festuan ditëlindjen sëbashku me miushin Mickey dhe patokun Donald në shtëpinë e tyre në Florida.
Celine Dion 43 vjeçare është martuar me menaxherin e saj René Angélil dhe përveç djemve binjak kanë edhe një djalë 10 vjeçar René-Cherles.
Në këtë festë të madhe ishin të ftuar 70 njerëz, ndërmjet të cilëve familjarët dhe doktorët që ndihmuan Celine Dion në fertilizimin artificial të binjakëve.
Megjithëse shefin e kuzhinës e kishte ngarkuar që të bënte gatimet më të mira dhe më të bukura për të ftuarit e saj, tortat e binjakëve të saj ajo ka preferuar që t’i gatuajë vetë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 12 November 2011 11:20