Një investigues privat ishte punësuar për të përgjuar një duzinë politikanësh dhe VIP-ash, duke përfshirë Princin William, Angelina Jolie, prindërit e Daniel Radcliffe.
Një polic i dalë në pension, Derek Webb, është punësuar nga bosi i medias “News of The World” Rupert Murdoch, për të ndjekur Princin Williams në vitin 2006.
“E ndiqja kudo dhe mbaja shënim gjithçka, çfarë kishte veshur, madje edhe ngjyrat e rrobave, makinën ku hipte dhe vendet ku shkonte! E mbi të gjitha, më me rëndësi ishte të mbaja shënim orën e çdo lëvizjeje të tij,” ka thënë Webb në dëshminë e tij.
Sipas dëshmive të Webb, William dhe stafi i tij i sigurisë nuk ishin fare në dijeni që po përgjoheshin, po ashtu edhe vëllai i tij Princ Harry me ish të dashurën Chelsy Davy.
Webb pati punuar për këtë media për 7 vjet derisa në korrik të këtij viti shpërtheu skandali i përgjimeve të celularëve dhe postës elektronike.
Media “News of The World” operoi për 168 vjet duke patur një ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit që mbas zbulimit të skandalit. (LajmeShqip.com)
Friday, 11 November 2011 15:50