Tetovë – Në Zonën Industriale në fshatin Përshevcë të Tetovës, sot fillon punën fabrika e re për pjekjen dhe përpunimin e kafesë dhe ekstrakteve të saj, “Nelina Kafe”.
Në hapjen solemne pritet të marrin pjesë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini.
Fabrika ka instaluar standardet HACCP dhe ISO-s. Kapaciteti i prodhimit të fabrikës “Nelina Kafe” në muaj do të jetë afërsisht njëzet dhe tridhjetë tonë kafe, ndërsa prodhimet do të dedikohen për tregun e Maqedonisë, Ballkanit dhe për atë evropian.
Investitorët janë mërgimtarët e Maqedonisë, të cilët pas 30 viteve punë në Gjermani janë kthyer në Maqedoni. Investimi i përgjithshëm për ndërtim të objektit dhe teknologjisë bashkëkohore arrin mbi 1 milion euro.
Friday, 11 November 2011 09:45