Lajme Shqip Thursday, 13 June 2013 14:29

Damask – Ka arritur në 93 mijë numri i të vrarëve në Siri që prej shpërthimit të konfliktit. Kjo shifëër është dhënë nga përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara. Sipas raportit, të paktën 5000 njerëz vdesin në Siri çdo muaj.

Thuhet se kjo mund të mos jetë shifër e saktë pasiqë shumë vdekje nuk janë raportuar. Raporti është tejet shqetësues, raporton BBC, duke pasur parasysh se në mesin e viktimave, ka mijëra fëmijë të vrarë.