Beograd (PLOTESUAR 13 Mars, 16:30) “Në Prishtinë, Pejë, Novo Bërdë , Leposaviç dhe Mitrovicë, nuk do të mbahen zgjedhet e Serbisë për pushtetin lokal”-ketë e ka thënë të martën kryetarja e Kuvendit të Serbisë Slavica Gjukiç Dejanoviç, pasi kryetari serb Boris Tadiç shpalli mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi më 6 maj.
Gjukiç-Dejanoviç ka shtuar se Qeveria e Serbisë në bashkëpunim me UNMIK-un do të marrë hapat e duhur lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë. Shefja e legjislativit të Serbisë ka theksuar se në 17 komuna të Serbisë nuk do të mbahen këto zgjedhje pasi, ende nuk ka skaduar mandati i administratës lokale.
Ndër këto komuna në Kosovë, ajo ka saktësuar se nuk do të mbahen zgjedhjet janë Prishtinë, Pejë, Novo Bërda, Leposaviç dhe Mitrovica.
Në anën tjetër, pas shpalljes së zgjedhjeve të lira, presidenti e Serbisë, Boris Tadiç ka theksuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në gjithë territorin e vendit.
Ai nuk ka specifikuar nëse zgjedhjet do të mbahen në Kosovë apo jo, kur dihet se SHBA dhe BE kanë kërkuar që Beogradi të mos shpallë mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.
Në anën tjetër krerët e strukturave ilegale serbe në Kosovë kanë organizuar edhe një peticion drejtuar Serbisë ku kanë kërkuar që zgjedhjet të mbahen edhe në Kosovës.
Këto zgjedhje do të shërbejnë edhe si test pas nënshkrimit të marveshje me Serbinë në Bruksel dhe fitimit të fusnotësn të shtetit të Kosovës për të parë se cili do të jetë qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare.
*******************************
Beograd- Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka shpallur sot datën e zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të zhvillohen më 6 maj të këtij viti. 
Ndërkohë pritet që edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiç Dejanoviç, të shpallë sot datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale.
Me shpalljet e sotme, pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht, nëse Serbia synon të mbajë zgjedhjet lokale edhe në territorin e Kosovës, një synim ky të cilin autoritetet ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë e kanë kundërshtuar ashpër.
Zhvillimi i zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë shihet si përpjekje për sforcimin e strukturave paralele serbe, për zhbërjen e të cilave autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Tuesday, 13 March 2012 14:34