Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 11:48

Tunis – Pesëdhjetë e pesë parti politike janë formuar në Tunizi vetëm për disa muaj pas rënies së regjimit të presidentit Zinedin al Abidin ben Ali.

Me këtë, numri i përgjithshëm i partive është veçmë 63. Në kohën e Ben Aliut janë aprovuar vetëm tetë parti.

Ministria e Punëve të Brendshme ka refuzuar 82 kërkesa për formim të partive politike.

Në sferën e mediave, leje kanë 51 botime, ndërsa 40 lutje presin të aprovohen. Në kohën e Ben Aliut kishte vetëm 10 gazeta ditore. Më 24 korrik në Tunizi do të ketë zgjedhje për Parlamentin.