Lajme Shqip Thursday, 27 February 2014 12:15

Policia e Tiranës ka gjetur të vdekur një 52-vjeçar të quajtur Lufti Peti, te Liqeni i Thatë. Mësohet se, trupi i pajetë i viktimës u gjet në një makinë, e cila mendohet se është në pronësi të tij.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë të cilat pasi kanë këqyrur viktimën kanë konstatuar se 52-vjeçari është qëlluar me mjete të forta në kokë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Fillimisht u tha se, 52-vjeçari mund të ketë vdekur për shkaqe natyrale, por ky version ra poshtë pasi u konstatuan goditjet që viktima kishte marrë në kokë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit ku do t`i bëhet edhe ekspertiza mjeko ligjore për të vërtetuar shkaqet e vdekjes. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.