Reperi 50 Cent megjithatë nuk është edhe aq i bankrotuar sa ai ka dëshirë ne të dijmë.
Tetori është muaji i luftës për kancerin e gjirit dhe reperi 50 Cent ka kontribuar me të holla si ndihmë për një fondacion.
Fondacioni “Passion for Pink” është hapur nga nëna e mikut të Curtis Jackson, reperit Hitman Holla, e cila është një e shëruar nga ky kancer, transmeton lajmi.net.
Ai ka dhuruar një shumë prej 10 mijë dollarësh ndërsa në fotografinë e postuar në Instagram me këtë çek, Fifty ka thënë se ai gjatë gjithë jetës së tij ka luftuar dhe gjëja e vetëm të cilën kam humbur është nëna ime, e cila ka vdekur pikërisht nga kanceri por nëna e Hitman Holla do ta fitojë këtë betejë.
Wednesday, 21 October 2015 15:45 
