Aman – Disa demonstrues dhe ithtarë të mbretit të Jordanisë mbrëmë vonë u përleshën në kryeqytetin Aman, ku ishin lënduar rreth 35 persona.
Rreth 2.000 jordanezë u përfshinë në protestë në sheshin qendror të qytetit me kërkesë për reforma qeveritare.
Ata ishin sulmuar nga rreth 3.000 ithtarë të mbretit Abdullai i Dytë, të cilët hidhnin gurë ndaj demonstruesve dhe lënduan disa prej tyre.
Grupet e majta të orientuara u bashkuan me demonstruesit, për t’i përkrahur kërkesat për largimin e kryeministrit Maruf al Bahit dhe për më shumë liri.
Shumë prej pjesëmarrësve deklaruan se organizimi i protestave filloi përmes rrjetit social Facebook para një muaji.
Friday, 25 March 2011 09:25