Lajme Shqip Tuesday, 20 September 2011 09:33

Sanë – Forcat jemenase të sigurisë dje kanë vrarë të paktën 31 persona, ndërsa midis tyre edhe dy fëmijë, kumtuan organizatorët e protestave.

Në demonstrata, në të cilat është kërkuar tërheqja urgjente nga pushteti i presidentit Ali Abdulla Saleh, në 48 orët e fundit janë lënduar 942 njerëz, nga të cilët 42 janë në gjendje kritike shëndetësore.

Sipas dëshmitarëve okular, ndaj demonstruesve është hapur zjarr nga ana e snajperistëve, të cilët ishin shpërndarë në kulmet e shtëpive, si dhe forcat e sigurisë, të cilat shfrytëzuan armë të rënda.

Deri te gjakderdhja ka ardhur në kryeqytetin Sanë dhe në Taez, ku janë vrarë katër demonstrues.

Ndërkohë, SHBA-ja ka shprehur keqardhje për shkak të numrit të madhe të të vdekurve dhe të plagosurve dhe u bëri thirrje të gjitha palëve në përmbajtje, duke theksuar se po vazhdon për ta përkrahur tranzicionin e qetë në Jemen. Njëkohësisht, organizata ndërkombëtare për siguri të të drejtave të njeriut “Amnesti interneshënal” u bëri thirrje autoriteteve në Sanë që ta ndërpresin dhunën, sepse mund të sjellë deri në luftë qytetare.