Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 17:08

Indiana – Një vogëlushe 3-vjeçare është aq e dhënë për të ngrënë objekte të rrezikshme, aq sa mund të hajë një poç llambe qelqi të tërë!

Natalie Hayhurst është mjaft e ekspozuar ndaj rrezikut të helmimit për shkak të një gjëndjeje të rrallë çrregullimi, që i jep asaj dëshirën për të konsumuar objekte të pangrënëshme. Vogëlushja 3 vjeçare për pak sa nuk vdiq kur në shkurt hëngri poçin e qelqit të marrë nga abazhuri i dhomës së gjumit. Ndërkohë që të preferuarat e saj janë gurat dhe lapsat.

Ajo mund të hajë një tull me aq lehtësi, aq sa një njeri normal mund të hajë një copë çokollate.

Natalia vuan nga ‘Pica’, një gjëndje e karakterizuar nga një oreks për substanca jo-ushqyese. (LajmeShqip.com)