Lajme Shqip Friday, 14 October 2011 10:20

Meksiko Siti – Të paktën 28 persona humbën jetën në stuhitë të cilat e goditën bregun paqësor të Meksikës dhe shteteve të Amerikës Qendrore Guatemala, El Salvador dhe Nikaragua.

Në Amerikën Qendrore humbën jetën 22 persona, ndërsa 60.000 persona mbetën pa shtëpitë e tyre, ndërsa në Meksiko humbën jetën gjashtë persona, ndërsa 4.000 duhej t’i braktisin shtëpitë.

Disa stuhi të fuqishme dhe uragane janë kanosur gjatë muajve të fundit në bregun paqësor të Meksikës, por shumica prej tyre i janë afruar bregut.

Më së shumti është goditur Guatemala, ku pësuan 15 persona, ndërsa 52.000 persona janë zhvendosur.

Ekipet për shpëtim në El Salvador dhe Nikaragua deri më tani u gjetën trupat e shtatë personave.

Stuhitë shkaktuan vërshime të rrëmbyeshme, rrugët janë bllokuar, ndërsa shumë mbetën pa energji elektrike.