Tiranë- Portali shqiptar ResPublica raporton se forcat ushtarake shqiptare, ato të Serbisë dhe të SHBA-ve do të ushtrojnë së bashku në qytetin e Bujanocit, në Luginë të Preshevës.ResPublica e citon agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug, por kjo e fundit nuk e potencon që në këtë ushtrim do të marrin pjesë edhe forca ushtarake të Shqipërisë.
Stërvitja, “Platinum Wolf 2014” është pjesë e raporteve mes SHBA-ve, Kartës së Adriatikut dhe Serbisë në funksion të një dimensioni të ri të sigurisë në rajon, shkruan më tej ResPublika.
(Në foto: Forcat speciale serbe gjatë konfiskimit të lapidarit të dëshmorëve të kombit në Preshevë)
Thursday, 05 December 2013 14:41