TIRANË – Gjykata e Tiranës shpalli sot të pafajshëm ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi, Margarit Kume si dhe gardistin Agim Llupo, të cilët akuzoheshin për vrasjen e 4 demonstruesve, gjatë protestës së 21 Janarit 2011. 
Gjyqtari i çështjes Besnik Hoxha ka rrëzuar akuzën e Prokurorisë për vrasje me dashje në rrethana cilësuese.
Teksa lexoi vendimin për të akuzuarit, gjyqtari Hoxha kërkoi lirimin e menjëhershëm të ish-gardistit Agim Llupo si dhe heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-komandatin e gardës Ndrea Prendi.
Avokati i Ndrea Prendit komentoi për mediat se vendimi nuk lë vend për asnjë koment. Ai shtoi se klienti i tij do të kërkojë dëmshpërblim për kohën e kaluar në paraburgim. Në prononcimin për mediat, avokati Genc Gjokataj e cilësoi vendimin e gjykatës si të drejtë pasi sipas tij ai komandanti i gardës Ndrea Prendi ashtu edhe gardisti Agim Llupo ishin në mbrojtje të institucioneve.
Të pandehurit kryesore te kësaj çështje ishin ish komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, të akuzuar për vrasjen e 4 demonstruesve, gjatë protestës së 21 Janarit 2011.
Në seancën e djeshme, avokatët mbrojtës kërkuan që klientët e tyre të shpallen të pafajshëm për akuzat e vrasjeve të 4 protestueve të 21 janarit. Avokatët e Ndrea Prendit dhe të Agim Llupos kërkuan dje rrëzimin e akuzave të Prokurorisë pasi ato nuk vërtetohen.
Prokuroria kerkoi kërkoi 48 vjet burg për dy prej të akuzuarve kryesorë për ngjarjet e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.
Organi i akuzës pretendon se gardistët kanë qëlluar drejtpërdrejt mbi demonstruesit dhe për këtë arsye ka kërkuar 23 vjet burg për ish-shefin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj dhe 25 vjet burg për ish-gardistin Agim Llupo, duke e cilësuar fajtor për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës.
Ky proçes gjyqësor i nisur dy vjet më parë shkoi sot drejt mbylljes së tij në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndersa mbeten me ende pa autor vrasjet e ka demonstruesve, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda e Aleks Nikaj.(LajmeShqip.com)
Thursday, 07 February 2013 12:40