Tiranë-Specialisti i IT-se në Kryeministri, Armando Kasaj, i akuzuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës lidhur me ngjarjet 21 janarit, do të hetohet në liri. 
Gjykata e Apelit në Tiranë, në një sancë që zhvilloi sot, vendosi masën e sigurisë së “detyrimit me paraqitje në organet e rendit, ndaj Kasajt.
Në këtë menyrë, kjo Gjykatë rrëzoi vendimin e Gjykatës të Shkallës së Parë, e cila kishte caktuar masën e ‘arrestit në shtëpi” ndaj Kasajt.
Armando Kasaj, është marrë nën hetim nga prokuroia pasi dyshohet se është personi që ka fshirë materiale filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së Kryeministrisë gjatë demonstratës së opozitës në 21 janar 2011.
Ndërkohë që, vetë Kasaj i ka hedhur poshtë këto akuza. Në një deklaratë për mediat, ai tha se nuk ka fshirë asnjë material.
Në demonstratën e dhunshme të opozitës në 21 janar para selisë së Kryeministrisë, humbën jetën të vrarë me armë zjarri katër persona ndërsa u plagosen dhjetra të tjerë, civilë dhe policë. (LajmeShqip.com)
Friday, 10 February 2012 14:02