Athinë – Në takimin e sotëm me presidentin Karolos Papuljas, liderët e partive politike vendosën që zgjedhjet e reja parlamentare në Greqi do të mbahen më 17 qershor.
Për kryetar të Qeverisë kalimtare është emëruar Panajotis Pikramenos.
Liderët e Demokracisë së Re dhe të PASOK-ut, Andonis Samaras dhe Evangelos Venizelos propozuan që në krye të Qeverisë zyrtare të jetë kryeministri i deritanishëm Lukas Papadhimos. Nga Partia Komuniste Greke e hodhën poshtë këtë propozim.
Kryetari i koalicionit të të majtës radikale SYRIZA, Aleksis Cipras kërkoi që të ngrihet sjellja e masave të reja restriktive nga qershori, si dhe privatizimi i planifikuar.
Në takim nuk mori pjesë lideri i “Agimit të Artë” Nikola Mihalolakos, i cili dje nuk ishte i ftuar në konsultime te presidenti, të cilat ishin tentimi i fundit që të formohet qeveri dhe të shmangen zgjedhjet e reja. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 16 May 2012 14:15