Lajme Shqip Wednesday, 26 August 2015 09:49

Ky është momenti kur një familje e tërbuar e ka shkatërruar një varr për të ndihmuar një adoleshente të vdekur, e cila është “zgjuar” në arkivol.

Neysi Perez,e cila ishte tre muajshe shtatzënë, raportohet se ka rënë pa ndjenja, pasi është zgjuar gjatë natës dhe ka dalur jashtë për të përdorur tualetin, në shtëpinë e saj në La Entrada, të Hondurasit Perëndimor.

Besohet se ajo është rrëzuar gjatë një sulmi të panikut, pasi dëgjoi një breshëri me të shtëna armësh.

Por, kur adoleshentja filloi të nxirrte shkumë nga goja, prindërit e saj religjiozë e kanë lajmëruar priftin lokal, pasi besonin se ajo ishte pushtuar nga ndonjë shpirt djallëzor.

Të afërmit kanë thënë se prifti është munduar ta çlirojë nga shpirti i keq, por me vonë ajo i humbi ndjenjat dhe me urgjencë është dërguar në spital, nga ku mjekët e shpallën të vdekur.

Neysi është varrosur me fustanin e saj të martesës, me të cilin së fundmi është martuar.

Një ditë pas funeralit, bashkëshorti i saj Rody Gonzales ishte duke e vizituar varrin e saj , kur dëgjoi goditjet dhe ulërimat nga brendësia e varrit të betonit, dhe e ngriti alarmin.

Pamjet tregojnë anëtarët e dëshpëruar të familjes duke e thyer betonin e varrit, dhe duke e nxjerrë jashtë arkivolin për të provuar ta ringjallin.