Tiranë – Në 13 vitet e ardhshme investimet në mbrojtje të mjedisit do të arrijnë deri në 152 milionë euro. Në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese është diskutuar projektligji për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, përshtatur me direktivat e BE-së.
Projektligji parashikon minimizimin e mbetjeve urbane dhe shkrin brenda tij ligjin e mbetjeve urbane të ngurta dhe atë të mbetjeve të rrezikshme.
Deputetët e opozitës kërkuan që drafti të përshtatet më mirë me nevojat e vendit, duke gjetur zgjidhje reale për përmirësimin e kushteve të mjedisit. Investimet për uljen e ndotjes në vend do të shpërndahen sipas planit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve. (LajmeShqip.com)
Monday, 12 September 2011 18:01