Lajme Shqip Monday, 12 March 2012 14:23

Vogëlushes Hayley Okines doktorët i patën thënë se nuk do të jetonte më shumë se 13 vjet.

Hayley vuan nga një sëmundje e rrallë, e cila i plak fëmijët përpara se ato të arrijnë në moshën e adoleshencës. Por tani që ajo ka mbushur 14-vjeç, e ka festuar duke publikuar edhe një autobiografi, të cilën e ka quajtur “E plakur përpara kohe”.

Një libër që prek çështje tipike të adoleshentëve, pakënaqësitë ndaj shkollës, simpatitë ndaj vipa-ave, por edhe luftën me të cilën ajo duhet të përballet në trupin e saj të një 105-vjeçareje.

Libri i saj është shkruar edhe me ndihmën e mamasë së saj Kerry, e cila në një kapitull shkruan: “E kuptoja që diçka ishte ndryshe tek ajo, sepse kur ajo ishte 20 muajshe ishte shumë herë më e zgjuar në krahasim me fëmijët e asaj moshe.”

Pacientët që vuajnë nga Progeria vdesin nga infarktet në zemër në moshën 13-vjeçare dhe lëkura e tyre plaket tetë herë më shumë se e njerëzve normal.

Momentalisht Hayley ndodhet e shtruar në një spital ku po i nënshtrohet disa testeve, me shpresë për të zbuluar kurimin e kësaj sëmundjeje. (LajmeShqip.com)