Lajme Shqip Wednesday, 18 January 2012 15:49

Prishtinë- Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni ka raportuar sot para Komisionit për Siguri dhe Mbikqyrje të FSK-së.

Shpend Maxhuni prezentoj raportin vjetorë të punës ë Policisë gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë që Komisioni ka kërkuar një raport të detajuar lidhur me ngjarjet e 14 janarit në piakt kufitare në Merdare dhe ate Dheu i Bardh.

Kryetari i Komisionit Ahmet Isufi tha se pas marrjës së raportit zyrtarë Komisioni do të dal me vlersimet e tij.

“Ne kerkuam nje raport zyrtarë nga Drejtori I Policisë dhe kur ta kemi raportin zyrtarë do të bëjme vlersimin tone dhe do të dalim me konstatime.Por paraprakisht ne kerkuam raport zyrtarisht”-tha Isufi.

Komisioni ka kërkuar gjithashtu statistika më të detajuara sa i përket veprave penale të krimit të organizuar dhe korrupcionit si dhe një përkujdesje më të madhe të imazhit të Policisë së Kosovës.

Raportimi I Drejtorit të Policisë së Kosovës para komisionit është bërë me një kerkes të mëhershme për të raportuar para komisionit për rezultatet e funksionimit të Policisë së Kosovës.