Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 07:41

Jerusalem – Një e treta e hebraikëve, të cilët jetojnë në Izrael i hedhin poshtë bashkëkombësit e tyre arabë, edhe pse shumica prej tyre pohojnë se nuk e diskriminojnë askënd, tregojnë rezultatet e hulumtimit të Institutit izraelit për demokraci.

“Rezultatet tregojnë se popullata arabe në masë të madhe ndihet e diskriminuar në momentin kur shumica e popullatës hebraike e hedh poshtë këtë pohim”, thekson Instituti.

Në pyetjen nëse i konsiderojnë qytetarët arabë të Izraelit për një pjesë të shoqërisë izraelite 68 për qind e hebraikëve të anketuar dhe 86 për qind e bashkëkombësve të tyre arabë përgjigjen në mënyrë pohuese.

Sipas anketës 78 për qind e arabëve izraelitë ndjehen të diskriminuar në raport me bashkëkombësit e tyre hebraikë. Këtë pohim të tyre e kontestojnë 52 për qind e hebraikëve izraelitë.

Bashkësia arabe në Izrael përbëhet nga paraardhësit e 160-të mijë palestinezëve, të cilët mbetën të jetojnë në atë territor pas krijimit të shtetit Izrael në vitin 1948. Numri i tyre është rreth 1,2 milionë persona, që është rreth 20 për qind nga popullata e përgjithshme e Izraelit.