Tiranë-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përshëndeti seancën speaciale që organizoi Kuvendi i Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Krasniqi theksoi se pavarësia e Shqipërisë, data e shpalljes së saj, është një datë e vecantë dhe për Kosovën, pasi nga ajo datë pati vetërilindije dhe rilindje.
Sipas Krasniqit, emra të shquar si Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Adem Jashari që mund të barazohen me simiozën mencuri dhe trimëri, sollën përvjetore të tillë që nuk mund të jenë vec bazament reflektimi.
Sipas, Krasniqit, politika sot duhet të marrë shembull nga këta emra.
“Duke marrë shkas nga kjo plejadë e lavdishme, liderët ti thërrasin mendjes për harmoni , të veprojnë me arsye, të shërbejnë me mirëkuptim, të bëhen udhërrëfyes për tejkalimin e veseve”.
Më tej, Krasniqi theksoi se Shqipëria pavarësisht se nga kush qeveriset është dhe do të mbetet, shtet i shqiptarëve, kudo ndodhen ata.
“Mund të ndërrohen formacione të administrimit, por Shqipëria, shteti i shqiptarëve, të gjallë e të shuar do të jetojë për jetë të jetëve. Të nderuar bashkëkombas, në këtë përvjetor jubilar nuk dua të fsheh ndjenjën e krenarisë, kënaqësinë, e kundërta do më c’përfytyronte, Shqipëria do jetë në jetë të jetëve e lirë dhe e pavarur”.
Kuvendi i Shqipërisë mblodhi mesditën e sotme në salllën e tij përfaqësues të të gjitha trevave shqiptare, për të celebruar të bashkuar nisjen e kalendarit të veprimtarive festive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Me deklarata emocionale për ditën që përkon edhe me 544 vjetorin e prijësit dhe heroit kombëtar Gjergj Kastioti Skëndërbe, udhëheqës dhe përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi celebruan nisjen e ditëlindjes kombëtare të shqipëtarëve.
Të pranishëm krahas deputetëve shqiptarë si nga mazhoranca dhe opozita, ishin anëtarë të Parlamenteve të Kosovës, të Maqedonisë, dhe të Malit të Zi, ndërsa në llozha ishin akomodur përfaqësues të trupavet diplomatike të akredituar në Shqipëri.
Punimet e posaçme të Kuvendit të Shqipërisë nisën me atmosferë festive nisën jashtë ambjenteve të Kuvendit ku u përformuan këngë e valle popullore nga krahina të ndryshme të vendit si dhe banda frymore e Tiranës.
Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ceremoninë e çeljes së kalendarit të veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë u shpreh se sot përfaqësues nga mbarë trevat shqiptare mblidhen në ditën kur prijësi i vendit mbylli sytë.
“Jemi mbledhur në ditën kur mbylli sytë prijësi i vendit, skënderbeu, në një akt të madh nderimi ndaj atij të cilit i detyrohemi ekzistencën e kombit shqiptar. Ne jemi mbledhur si përfaqësues të të gjitha trevave për të festuar fillimin e 100 vjetorin e pavarësisë. Këtë ngjarje ja dedikojmë faktit që ne në çdo kohë, në çdo fortunë qëndruam sëbashku, thellë në shpirtin, zemrën dhe aspiratën e shqiptarëve. Thellë në shpirt qëndron parimi një komb, një qëndrim, asgjë nuk mund të ndajë shirtin e një kombi, trupin po. Lavdi Zotit ne vijmë të lirë në sallë se qëndruam së bashku”- deklaroi Berisha.
Berisha theksoi sot në fjalën e tij në seancën speciale për celjen e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë se kontribut të cmuar dhe të madh për konsolidimin e shtetit shqiptar dha, Ahmet Zogu.
Berisha e vlerësoi këtë përvjetor të 100-të të pavarësisë si kryengjarja e një shekulli për shqiptarët. “Parimi një komb, një qëndrim është i rrënjosur thellë në mendësinë e shqiptarëve”.
Duke kujtuar vitet ’90, kryeministri tha se në ato vite parim themelor, ishte cështja kombëtare.
“Në vitet ’90 ne shpallëm si parim themelor çështjen kombëtare, si yllin polar të politikës shqiptare. Ky është një shekull i përpjekjeve dhe sakrificave tona të mëdha mbarëshqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj”.
Tuesday, 17 January 2012 13:46