Lajme Shqip Sunday, 20 May 2012 12:40

Prishtinë – Në vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në kuadër të kalendarit të festimeve në Kosovë, shënohet 100 vjetori i Kuvendit të Junikut.

Manifestimi qendror me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Kuvendit të Junikut mbahet të hënën, nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Akademia kujtesë historike dhe gurthemeli për Memorialin e 100 vjetorit të Kuvendit të Junikut janë disa nga veprimtaritë më 21 maj, që do vazhdojnë edhe ditët e tjera të javës së ardhshme.

Qyteza e Junikut, rrëzë Alpeve Shqiptare, është një komunë e re në perëndim të Kosovës, afër kufirit me Shqipërinë. Në faqen zyrtare të komunës është shkruar se sipas historisë, Juniku së pari ishte pjesë e Dardanisë Ilire. (LajmeShqip.com)