Mitrovicë – Edicioni i katërt i Festivalit Tradicional të Komedisë, i organizuar nga Teatri i qytetit “Sandër Prosi” në Mitrovicë, do të zhvillohet nga 28 maji deri më 2 qershor 2012 dhe i dedikohet 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar.
Festivali do të hapet Teatri “Hasan Prishtina” nga Vushtrria dhe do e mbyllë pas gjashtë netësh, Trupa e Baletit Kombëtar e Kosovës, me shfaqjen “Dasma”.
Pjesëmarrës në festival do jenë edhe Teatri “Aleksandër Moisiu” nga Dardana , Teatri i të Rinjve të Qytetit të Prishtinës, Teatri “Ulpiana” i Lypjanit dhe Teatri i Qytetit të Prizrenit.
Ky festival, sipas organizatorëve, përveç që është tradicional, synon të jetë, nëse do të krijohen kushtet, Festival Mbarëkombëtar i Komedisë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 26 May 2012 14:30