Kabul – Të paktën dhjetë ushtarë të huaj dhe disa civilë e humbën jetën sot në Kabul, gjatë një sulmi vetëvrasës ndaj kolonës së automjeteve të Forcave ndërkombëtare për mbështetje të sigurisë në Afganistan (ISAF), lajmërojnë mediat perëndimore duke iu referuar burimeve të komandës
së forcave të NATO-s në kryeqytetin afgan.
Sulmi është kryer para ish pallatit mbretëror Darullaman në pjesën jugperëndimore të Kabulit, kur sulmuesi vetëvrasës ka aktivizuar mjetin shpërthyes të vendosur në një automobil të parkuar, derisa pranë tij ka kaluar kolona e automjeteve të ISAF-it.
Ministria afgane e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë sulmit kanë humbur jetën tre civilë dhe një polic.
Sipas dëshmitarëve okular gjatë sulmit janë shkatërruar disa automjete të ISAF-it, të cilët janë në flakë.
Përgjegjësinë për sulmin e morën kryengritësit talebanë në kumtesën dërguar meidave perëndimore.
Saturday, 29 October 2011 18:05