Lajme Shqip Thursday, 26 December 2013 19:37

Sarandë- Banorët e fshatit Livadhja në Sarandë janë tmerruar paraditen e sotme, pasi 10 persona të maskuar kanë hyrë në një lokal, duke plagosur me thika, leva e shkopinj dy persona. 

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lokalin e familjes Xhaferri në Livadhja, ku kanë mbetur të plagosur shtetasja Marjana Xhaferri dhe i biri Pandeli Xhaferri. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Mjekër bëjnë të ditur se 44-vjeçarja ka plagë të shkaktuara nga goditjet me leva dhe shkopinj në pjesën e kokës, ndërkohë që te djali i saj 24-vjeçar janë konstatuar edhe plagë me thikë në bark.

Pas hetimeve të kryera policia ka zbuluar autorin kryesor të sulmit në lokal. Në pranga është vënë Armand Balani 41 vjeç. Sipas policisë autorët dyshohet se kanë qenë të dehur ndërkohë theksohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje. Policia shpjegon se një natë më parë 10 personat që kanë kryer sulmin ishin nxjerrë nga lokali dhe mesa duket ata janë rikthyer një ditë më pas për tu hakmarrë. 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen edhe të autorëve të tjerë.  të cilët mendohet se janë nga Konispoli.

Përsa i përket gjendjes shëndetësore të dy të plagosurve policia bën me dije se ata janë jashtë rrezikut për jetën./ballkanweb/