Lajme Shqip Monday, 19 September 2011 11:19

Nuk ka dyshim që ankthi i pritjes për albumin e tyre të 6-të është shtuar që mbas njoftimit të fundit të bërë prej tyre.

Karriera e tyre nisi me albumin e vitit 1995 “Tragic Kingdom”, që përfshinte hitet “Just a Girl,” “Spiderwebs” dhe “Don’t Speak.”

“Koleksioni i këtij albumi të ri, për ne do të thotë shumë dhe prioriteti jonë pë rmomentin është që ky të jetë albumi jonë, më i miri që kemi bërë ndonjëherë.

Kemi akoma punë për të bërë, prandaj ju lutem të bëni durim deri vitin tjetër, pavarësisht se në qershor ju kishim thënë që do t’ju prezantonim albumin tonë vetëm për 2 muaj. Gjërat nuk janë ende gati, prandaj nuk po nxitohemi pasi duam të sjellim për ju më të mirën…”

Tashmë u bënë 10 vite që kur “No Doubt” publikuan albumin e tyre “Rock Steady”. Në vitet 2004-2008 këngëtarja Gwen Stefani ndoqi karrierën e saj si soliste, duke u ndarë përkohësisht nga grupi. (LajmeShqip.com)