Lajme Shqip Friday, 13 July 2012 16:22

Mitrovicë – Një dokument i publikuar zyrtar nga Komuna e Mitrovicës nxjerrë në sipërfaqe analfabetizmin dhe skandalin e protokolleve dhe dokumentacioneve të kësaj komune.

Dokumenti i firmosur nga kryetari i komunës ka disa gabime, përfshirë pjesën kryesore të dokumentit, ku është nënshkruar Republika e Kosovës.

“Mmmmmmmmmmm Republika e Kosoves”, është shkruar në pjesën e sipërme të dokumentit zyrtar. Lexuesi do të gjejë në atë dokument gabime gjuhësore si INSPEKCION në vend INSPEKSION, në vend të Radiostacioni LOKAL e shkruan LOKALË, në vend të PRTOKOLLIT, shkruan PROTOKOLIT…

Fatkeqësisht gabimet gjuhësore, drejtshkrimore e sintaksore në thuaja çdo dokument që del nga administrata e shtetit tonë të ri e të vogël, por me numër që s’do ta përballonin as shtete me shkallë të lartë të zhvillimit ekonomik, janë aq të mëdha e drastike, sa do të duhej të shqetësonin institucionet e shtetit, por të mos i lënë indiferente as ato shkencore e profesionale të gjuhës. Prandaj, po e publikojmë dokumentin që na e dërgoi lexuesi ynë i përgjigjshëm e i ndërgjegjshëm.

Ky dokument ka mbërritur edhe në adresën e portalit LajmeShqip.com, duke nxjerrë mënyrën skandaloze të protokollove të një komune në Kosovë. (LajmeShqip.com)