Prishtinë – Në seancën e sotme, për rastin “medikus”, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u bë e ditur se i është bërë kërkesë Këshilit të Evropës që t’i heq Dik Martit imunitetin në mënyrë që të vij të dëshmojë në këtë rast.
Kryetari i Trupit gjykues, Sedek, tha se pritet që Marti të dëshmoj në seancën e 17 qershorit por nuk dha detaje si si do të jepet kjo deshmi, me anë të telekonferencës apo do të jetë prezent në seancë.
Ndryshe seanca e sotme për rastin Medikus ku të akuzuarit dyshohen se kanë kryer veper penale të trafikimit me organe njerëzore pas luftës në Kosovë, u shtye për datën 24 maj. Kjo për shkak të ndërrimit të anëtarit shqiptar të trupit gjykues Hamdi Ibrahimit, i cili është emëruar kryetar i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës. Ndërkaq anëtari i ri i trupit Gjykues është emëruar Vahid Halili i cili ka ushtruar më parë detyrën e avokatit. Në seancën e 24 majit do të dëshmojë Alan Robinson drejtor i departamentit të mjekësisë ligjore në EULEX. (LajmeShqip.com)
Friday, 18 May 2012 21:40